Politike

Artan Hoxha: Arben Ahmetaj ka kaluar kufirin shëndoshë e mirë

Artan Hoxha thotë se e gjithë ngjarja ka ndodhur për të zhvendosur vëmendjen nga skandali me fisin Rraja në Fushë Krujë, ku si pasojë dha dorëheqjen deputeti, Rrahman Rraja.

10 Korrik 2023, 17:20 Nga k.m.
Artan Hoxha: Arben Ahmetaj ka kaluar kufirin shëndoshë e mirë
Artan Hoxha dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas kërkesës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, për lëshimin e imunitetit të deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, që më pas t'i vendosin prangat. Në statusin e tij, në Facebook, Artan Hoxha thotë se e gjithë ngjarja ka ndodhur për të zhvendosur vëmendjen nga skandali me fisin Rraja në Fushë Krujë, ku si pasojë dha dorëheqjen deputeti, Rrahman Rraja.

Gjë që ai vetë e kishte paralajmëruar. Por shton edhe një detaj të rëndësishëm...

Sipas tij, Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria. 

Reagimi i plotë:

Komandanti nuk më zhgënjen kurrë… Ashtu si parashikova të shtunën, se për të mbuluar skandalin e Fushë-Krujës, do të plaste një skandal më të madh për të mbuluar të parin, ashtu bëri… Ja ku jemi sot… “Papritur” dhe “pakujtuar” kërkohet arrestimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj… Arben Ahmetajn aty e kishim që prej një viti, pse duhej ta “arrestonin” me patjetër sot, pasi u “siguruan” që e ka kaluar kufirin shëndoshë e mirë???!!!!

Ja ku e keni “temën e ditës” për të kaluar vapën e këtij meskorriku… Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e përzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, menjëherë me pas plasi “skandali me muxhahedinët”…

Ndodhi skandali me Rrajat në Fushë-Krujë, që atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, menjëherë më pas plaset “arrestimi i ish-zëvendësit të kryeministrit”… Të lumtë Komandant, je magjistar i vërtetë për ta lënë miletin me gojë hapur…

Çfarë ndodhi sot?

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare, nëse Ahmetaj nuk njofton heqjen dorë nga mandati, pasi ligjvënësit janë imunë dhe nuk mund të arrestohen pa lejen e Kuvendit./Dosja.al

artan hoxha arben ahmetaj

Sondazh

Poll