Aktualitet

Denoncimi te Berisha: Eskorta e kryeministrit desh më bëri copash, kam edhe videot

2 Mars 2019, 21:22 Nga DOSJA
Denoncimi te Berisha: Eskorta e kryeministrit desh më bëri copash, kam

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili akuzon eskortën e Kryeministrit Edi Rama, teksa shprehet se e ka dhunuar dhe bllokuar për disa orë.

Qytetari shprehet se ngjarja në fjalë ka ndodhur në Shkozet të Durrësit dhe për të gjithë ngjarjen posedohen edhe pamjet filmike.

“I kam videot e plota të eskortës që deshi të më copëtonte. Do ti publikoj tek “Stop” ta shikojnë kush është ky gangster i droguar”, shkruan denoncuesi.

Postimi i plotë:

Eskorta e Ramës sillet si gangstere ndaj qytetarit dhe për pak sa nuk u mori jetën atij dhe familjës se tij!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Mrm dr Berisha
Unj jam nje qytetar me nenshtetsi angleze,dhe desha te ndaja me ju nje skandal qe me ndodhi sot ne shkozet te durresi nga eskorta e gangsterit edvin rama,desh na beri copash eskorta sepse nuk kisha mundesi ti hapja rrugen,per ket arsye eskorta desh me beri copash bashk me familjen,me vetdije te plot,sikur nuk mjaftoi kjo me nxorren dhe 4 makina policie dhe 20 polic ne mes autostrades dhe me bllokuan per 2 ore pa asnje shkelje te ligjit.
E kam videot e plota te eskortes qe deshi te me coptonte dhe disponoj videot per ket ngjarje. Do ti publikoj tek stopi ta shikojn kush eshte ky gangste i droguar.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi te berisha eskorta e ramës desh më bëri copash denoncimi te berisha eskorta e ramës desh më bëri copash

Sondazh

Poll