Aktualitet

Gjykata e Shkodrës njeh vendimin e Belgjikës, dënon me burg Safet Bajrin

2 Mars 2019, 20:29 Nga DOSJA
Gjykata e Shkodrës njeh vendimin e Belgjikës, dënon me burg Safet

Shkodër–Safet Bajri është dënuar ditën e premte nga Gjykata e Shkodrës me 9 vite burg. Drejtësia shqiptare  ka njohur vendimin e dhënë nga gjykata belge, sipas të cilës Bajri dënohej me 9 vite burg për trafik droge dhe prostitucion.

Bajri është dënuar dy here në Blegjikë, në vitin 2015 me 9 vjet burg, dhe pastaj në vitin 2017 me 13 vjet burg, ndërsa drejtësia shqiptare ka njohur vetëm vendimin e parë deri më tani.

Safet Bjari (Rustemi) i njohur ndryshe edhe si ‘i forti’ i Shkodrës do ta vuajë dënimin në Shqipëri, pasi vendi ynë nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Belgjikën. Pas arrestimit të tij në Tiranë ministri i Drejtësisë belge Koen Geens u shpreh se do të kërkonte nga autoritetet shqiptare që Bajri ta vuante dënimin në vendin e tij, dhe rrjedhimisht Belgjika nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë për njohjen e dënimeve.

Bajri u arrestua në shtator të vitit 2018 gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s të koduar “Oaz”, që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër. Grupi kriminal “Bajri” akuzohen për prostitucion, trukime ndeshjesh, vrasje, gjobvënie, trafik droge dhe pastrim parash.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e shkodres safet bajri gjykata e shkodres safet bajri

Sondazh

Poll