Aktualitet

Pranga dy 23-vjeçarëve, posedonin kanabis, pushkë dhe municion luftarak

Gjatë kontrolleve në automjetin me të cilin qarkullonin të rinjtë, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash në euro, që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

10 Korrik 2023, 12:58 Nga DOSJA
Pranga dy 23-vjeçarëve, posedonin kanabis, pushkë dhe municion
lenda narkotike e sekuestruar dhe arma

TROPOJË- Në sajë të operacionit të koduar “Xhirot”, policia Tropojë ka arrestuar dy të rinj, të cilët posedonin drogë e municion luftarak. Në flagrancë janë arrestuar dy 23-vjeçarë me inicialet B. A., dhe N. Ç, të dy banues në fshatin Sopot, Tropojë.

Gjatë kontrolleve në automjetin me të cilin qarkullonin të rinjtë, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash në euro, që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Burimet zyrtare shtojnë se në sajë të kontrolleve në banesën e shtetasit N. Ç., u gjet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Arma e zjarrit, municioni luftarak, dozat e lëndës narkotike dhe shuma e eurove u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi nga policia

Tropojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Xhirot”, sekuestrohen një pushkë, municion luftarak, doza të lëndës narkotike cannabis sativa dhe një shumë eurosh e përfituar nga shitja e këtyre dozave. Posedonin në kundërshtim me ligjin, armë zjarri dhe lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë dy 23-vjeçarë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Xhirot”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit: B. A., 23 vjeç dhe N. Ç, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Sopot, Tropojë.

Gjatë kontrolleve në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash në euro, që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit N. Ç., u gjet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Arma e zjarrit, municioni luftarak, dozat e lëndës narkotike dhe shuma e eurove u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll