Aktualitet

“Mjerë kë zë, shteti duhet të vëjë dorë”, pushuesit të shqetësuar pas tragjedisë në plazhin e Vilë Bashtovës (VIDEO)

Ndonëse dje ndodhi tragjedia në plazhin e Vilë Bashtovës ku humbi jetën babai me dy djemtë e mitur, duket se ende nuk janë marrë masat, pasi mungojnë vëzhguesit dhe sinjalistika informuese.

10 Korrik 2023, 13:17 Nga DOSJA
“Mjerë kë zë, shteti duhet të vëjë
babai dhe dy djemte humben jeten ne det

Ndonëse dje ndodhi tragjedia në plazhin e Vilë Bashtovës ku humbi jetën babai me dy djemtë e mitur, duket se ende nuk janë marrë masat, pasi mungojnë vëzhguesit dhe sinjalistika informuese.

Elvis Halilaj 50-vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 15-vjeç, ndërruan jetë si pasojë e rrymave detare. Në këtë plazh publik ende nuk ka vëzhgues, sinjalistikë, duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve.

Një prej pushuesve ka apeluar ndaj shtetit, që të merren masat. Një tjetër qytetar thotë se askush nuk është i sigurtë.

“Nuk kemi parë asnjë person këtu që të kujdeset për sigurinë, mjerë kë zë, shteti duhet të vëjë dorë”, shprehet një prej pushuesve.

“Të sigurtë nuk jemi, sepse këtu është një hapësirë shumë e madhe, çdo njeri duhet të jetë i kujdesshëm dhe të ruhet vetë”, thotë një tjetër qytetar për "Fax News".


“Tani në mëngjes pashë unë, që nëna dhe babai ishin ulur, dhe fëmija dy vjeç ishte në ujë, vrojtuesi do të bëjë punën e tij, prindi duhet të bëjë të vetën”, shprehet një tjetër pushues.

Tragjedia ndodhi mesditën e së dielës. 50-vjecari Elvis Halilaj ishte futur bashkë me dy djemtë e tij të mitur në det për tu larë në plazhin e Vilë Bashtovës, por fatkeqësisht u mbytën për shkak të detit me dallgë të larta. Një peshkatar i zonës i pajisur me një kajak por edhe me ndihmën e personave të tjerë që ndodheshin pranë, bënë të mundur nxjerrjen e tre trupave të pajetë nga uji.

Sondazh

Poll