Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur/ Pronari: S’kishte rrezik, ishte në spirancë! Turistët i evakuuam me gomone e skaf

Turi u anulua ndërsa personat që ndodheshin në bord janë informuar për tu paraqitur për rimbursimin e biletave që kishin paguar.

10 Korrik 2023, 12:43 Nga DOSJA
Anija pëson defekt në det të hapur/ Pronari: S’kishte
anija

SARANDË- Pronari i anijes “Sipa Tours”, Arben Pipa, ka shpjeguar një incident që ishte raportuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Një anije turiste kishte pësuar defekt ku kishte mbetur në errësirë totale me gati 100 pushues në bord.

Anija e cila ofron tur 1 orë për turistët, kishte mbetur rreth 70 metër nga bregu në Sarandë. Arben Pipa ka sqaruar për "Report Tv" se turi u ndalua për t’i bërë kontroll anijes, dhe ka rezultuar prani ajri në tubacionet e karburantit. Sipas tij, situata ka zgjatur rreth 20 minuta, ndërsa anija ka qenë në spirancë gjatë gjithë kohës së ngjarjes, e cila ka ndodhur gjatë përgatitjeve për nisje.

Për shkak të shqetësimeve të personave në bord, pronari tha se është bërë afrimi me mjete të tjera gomone e skafe të turistëve dhe janë dhe evakuar nga anija. Turi u anulua ndërsa personat që ndodheshin në bord janë informuar për tu paraqitur për rimbursimin e biletave që kishin paguar.

Sondazh

Poll