Aktualitet

Tre persona arrestohen për vepra të ndryshme penale në Tiranë

Një 27-vjeçar është arrestuar për posedim të kanabisit, një 60-vjeçar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe një 59-vjeçar për drejtim të motomjetit në gjendje të dehur.

10 Korrik 2023, 11:16 Nga DOSJA

 

Tre persona arrestohen për vepra të ndryshme penale në
policia Tirane

TIRANË- Policia Tiranë ka vënë në pranga tre shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 27-vjeçar është arrestuar për posedim të kanabisit, një 60-vjeçar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe një 59-vjeçar për drejtim të motomjetit në gjendje të dehur. Lidhur me këto tre raste, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin shtetasi M. M., 27 vjeç, banues në Kukës, pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrrollit të automjetit që drejtonte, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Y. R., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, u kap duke drejtuar në gjëndje të dehur, motomjetin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll