Aktualitet

Pranga 37-vjeçarit në Shkodër, aksidentoi për vdekje me autobus çiftin e bashkëshortëve

Autobusi që drejtohej nga 37-vjeçari përplasi motoçikletën, me të cilën po udhëtonin Adem Sula, 84-vjeç, dhe Sadije Sula, 80-vjeçe. Çifti i bashkëshortëve ndërroi jetë dy ditë pas aksidentit që ndodhi në aksin rrugor Koplik-Shkodër, pasi nuk i mbijetuan dot plagëve të rënda.

10 Korrik 2023, 10:59 Nga DOSJA
Pranga 37-vjeçarit në Shkodër, aksidentoi për vdekje me
foto ilustruese

SHKODËR- Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në datën 8 korrik aksidentoi për vdekje një çift. Drejtuesi i një autobusi në Shkodër me inicialet F. V., përplasi çiftin e bashkëshortëve në aksin rrugor Koplik- Shkodër. Autobusi që drejtohej nga 37-vjeçari përplasi motoçikletën, me të cilën po udhëtonin Adem Sula, 84-vjeç, dhe Sadije Sula, 80-vjeçe. 

Çifti i bashkëshortëve ndërroi jetë dy ditë pas aksidentit që ndodhi në aksin rrugor Koplik-Shkodër, pasi nuk i mbijetuan dot plagëve të rënda.

Lidhur me këtë aksident fatal me dy viktima, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll