Aktualitet

Mbërrin në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, kërkohet kontrolli i banesës së tij

Ndaj Ahmetajt, SPAK ka ngritur akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

10 Korrik 2023, 10:32 Nga A.B
Mbërrin në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Shkresa e SPAK ka mbërritur pak çaste më parë, aty ku kërkohet heqja e imunitetit, arrestimi dhe kontrolli i banesës për ish-ministrin.

Ndaj Ahmetajt, SPAK ka ngritur akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Ç'ka ndodhur me Arben Ahmetajn?

Më 8 mars 2023, oficerët e BKH kontrolluan banesën e Erjola Hoxhës, partneres së Ahmetajt në zonën e Gjirit të Lalzit si dhe sekuestruan telefonin e saj. Ahmetaj dhe Hoxha apeluan në GJKKO duke e konsideruar kontrollin të paligjshëm, por kërkesa u rrëzua. Mbrojtja pretendoi se pavarësisht se shtëpia është në emër të Hoxhës, atje jeton edhe Ahmetaj. Ky i fundit është deputet dhe në cilësinë e një ligjvënësi, fillimisht duhet të ishte pyetur Kuvendi për të bërë kontroll në shtëpi. Por ky fakt sipas tyre u anashkalua ndërsa më tej parashtruan se bashkëjetueses së ish-ministrit nuk iu garantua e drejta për të patur një person të besuar pranë para se të niste kontrolli, ndërsa edhe oficerët kanë bërë pyetje provokuese për sendet që kishin në banesë. Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për veprat penale: “Korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. SPAK ka sekuestruar disa vila që janë pronë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll