9 Korrik 2023, 16:30
Nga m.s
Arlind Qori
TIRANË- Dhuna ndaj dy kushërinjve Jashar e Bilbil Maja në Krujë, mori përmasa të mëdha, me vendime dhe në politikë. I irrituar për këtë situatë, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka shprehur mendimin e tij haptazi, ku thotë se shqiptarët janë të frikësuar nga oligarkët, deputetët, gangsterët, sepse nuk janë të organizuar! Ai thotë se në çdo lagje të Tiranës mund të gjesh lehtësisht nga një grup gangsterësh, të cilët ata nuk janë të fortë në vetvete. Por ata bëhen të fuqishëm pasi janë bashkëpunëtorë të partive politike, duke mposhtur popullin.
“Këta nuk janë gangsterë të zakondshëm. Janë gangsterë me mbiemër Rraja. Këta janë vëllezër dhe farefisi me mbiemrin Rraja, që është deputeti i partisë në pushtet, që voton ligjet që na qeverisin ne dhe që është një nga shtyllat e kësaj mënyrë qeverisje.
Me thënë të drejtën, përtej Unazës së Vogël të Tiranës, në çdo lagje të mundshme të Shqipërisë ka nga një grup gangsterësh që kontrollojnë territorin. Këta nuk janë të fortë në vetvete. Janë bashkëpunëtorë të partive politike nga njëri spektër në tjetrin, nga qeveria në opozitë, nga qeveritarë të sotëm në qeveritarë të djeshëm.
Asnjë gangster në botë nuk është i fotë nëse nuk nuk kanë bashkëpunëtorë ministra, deputetë, kryeministra. Do thoni ju, ç’dreqin do ministri me deputetin? Këta na qeverisin sot dhe ata që na kanë qeverisur dje, mund të vijnë në pushtet vetëm nëpërmjet përkrahjes së gangsterëve, sepse gangsterët kur fillojnë fushatat elektorale, kërcënojnë qytetarët, shkojnë blejnë vota dhe në këmbim kur partia vjen në pushtet bëhen deputetë, drejtorë, doganierë, bëhen policë.
Këta qytetarë të shkretë që ishin rrahur, ishin rrahur se kishin denoncuar në polici. Policia ka detyrimin të mbrojë sekretin. Ama gangsterët e kishin marrë vesh brenda orës, sepse policët në Fushë-Krujë janë rrogëtarë të gangsterëve ose rrogëdhënës të gangsterëve.
Ne si qytetarë jemi të çorganizuar, ne kemi frikë prej gangsterëve, prej politikave, e ne kemi frikë prej oligarkëve, për një arsye të thjeshtë; sepse ne jemi të çorganizuar, maksimumi jemi 3-4 vetë në një kafene dhe të turren me shkopinj dhe pistoleta, patjetër që të venë për fund. Nëse ne do organizoheshim, po dhe një organizim politik atëherë do ishim të fuqishëm dhe do ishin gangsterët që do iknin me vrap”.
jashar e bilbil maja arlind qori
Politike
9 Korrik 2023, 15:02
m.s
Georgios Gerapetritis
GREQI- Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis, në fjalimin e tij në Parlament ka risjellë n&eum...
Politike
9 Korrik 2023, 13:26
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në qeli, ka dhënë intervistë me gazet&e...
Politike
9 Korrik 2023, 13:20
A.B
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht për emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm. Si...
Politike
9 Korrik 2023, 10:42
A.B
Te ndaluarit
TIRANË- Ditën e sotme, në orën 11:00 do të dalin para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë...
Politike
8 Korrik 2023, 23:06
I.A
Taulant Balla dhe Bledi Cuci
TIRANË- Kryeministri Edi Rama shkarkoi të shtunën ministrin e Punëve të Brendshme Bledar Çu&cc...
Politike
8 Korrik 2023, 22:28
I.A
Erion Murataj
ELBASAN- Kryetari i Partisë Social-demokrate në Elbasan Erion Murataj ka deklaruar se emërimi i Taulant Ballës si mi...
Politike
8 Korrik 2023, 22:23
I.A
Bledian Koka
TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për vendosjen e Taulant Ballës në krye të...
Politike
8 Korrik 2023, 22:10
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në samitin e NATO-së që do të mbahet në Vilnius do të r...
Politike
8 Korrik 2023, 22:03
I.A
Rrahman Rraja
TIRANË- Policia e shtetit ndaloi në Fushë-Krujë 4 persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë, të...
Politike
8 Korrik 2023, 21:45
I.A
Bledi Cuci
TIRANË- Ministri i Brendshëm i shkarkuar Bledar Çuçi ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama pë...