Aktualitet

E TRISHTË/ Prej 2 muajsh në spital, ndërron jetë futbollisti shqiptar në Itali, 21-vjeçari nuk i mbijetoi dot aksidentit

Pas shumë javësh në luftë me jetën, ai vdiq dje në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Santa Chiara në Trento.

10 Korrik 2023, 08:34 Nga A.B
E TRISHTË/ Prej 2 muajsh në spital, ndërron jetë futbollisti
Kevin Kuka

ITALI- Kevin Kuka ka ndërruar jetë në Itali. Ish-futbollisti shqiptar u përfshi në një aksident para dy muajsh, por mbrëmjen e kaluar ndërroi jetë, raportojnë mediat italiane.

Mesfushori premtues i Virtus Bolzano, i cili do të kishte mbushur 22-vjeç më 31 gusht, ishte shtruar në spital pas një përplasjeje nga një kamion në provincën e Trentos.

Kevin që po udhëtonte me një “Golf” bashkë me disa shokë, kishte pësuar lëndime të rënda. Dhe pas shumë javësh në luftë me jetën, ai vdiq dje në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Santa Chiara në Trento.

Shokët e skuadrës dhe tifozët, të cilët e kishin pritur rikthimin e tij të veshur me bluzat me shkrimin “Forza Kevin”, janë bashkuar në dhimbje bashkë me familjen e 21-vjeçarit me origjinë shqiptare.

E TRISHTË/ Prej 2 muajsh në spital, ndërron jetë futbollisti

kevin kuka

Sondazh

Poll