Aktualitet

Mbytja e tre familjarëve në plazhin e Vilë-Bashtovës/ Postimi i fundit i Reit, shkoi në plazh i lumtur, fundi ishte TRAGJIK

Pak orë para ngjarjes së rëndë, ai postoi në 'Instagram' një video ku tregonte plazhin, aty ku iu mor jeta. 

10 Korrik 2023, 09:06 Nga A.B
Mbytja e tre familjarëve në plazhin e Vilë-Bashtovës/
Rei Halilaj

TIRANË-Rei, vetëm 15-vjeç ishte një nga viktimat që u mbyt një ditë më parë në plazhin Vilë-Boshtovë.

Bashkë me të, ndërroi jetë dhe babai i tij, 50-vjeçari Elvis Halilaj dhe vëllai i vogël 13-vjeçar. I mituri shkoi me zell të madh në plazh, por fundi ishte tragjik. Pak orë para ngjarjes së rëndë, ai postoi në 'Instagram' një video ku tregonte plazhin, aty ku iu mor jeta. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Edhe miqtë e Reit kanë shprehur ngushëllime për këtë tragjedi. Ata kanë postuar foto të mikut të tyre duke shkruar 'Rest in peace'. 

Shërbimet e Njësisë Policore Detare bënë të ditur se ndërhynë për t’i shpëtuar, por të tre personat kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Fillimisht policia njoftoi se ishin tre shtetas nga Kosova, por pas informacioneve të mëtejshme raportoi se tre viktimat ishin nga Tirana. Në zonë u raportua se nuk kishte asnjë roje bregdetare e se ambulanca u vonua për gati 1 orë./Dosja.al

mbytet babai me djemte ne kavaje rei halilaj elvis halilaj

Sondazh

Poll