Aktualitet

Aksident në Gramsh, plagoset babai dhe djali i mitur

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur 47-vjeçari Artan Llapushi dhe djali i tij, Orgito Llapushi, 15-vjeç.

9 Korrik 2023, 21:39 Nga m.s
Aksident në Gramsh, plagoset babai dhe djali i mitur
foto nga aksidenti

GRAMSH- Një aksident fatmirësisht pa viktima është shënuar mbrëmjen e sotme në Gramsh. Në aksident janë përfshirë dy makina. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur 47-vjeçari Artan Llapushi dhe djali i tij, Orgito Llapushi, 15-vjeç.

Të dy të dëmtuarit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Gramshit, janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

aksident gramsh

Sondazh

Poll