Art&Argëtim

U largua nga xhirimet për shkak të një sëmundje misterioze, Jamie Foxx fotografohet nga fansat duke buzëqeshur

Gati tre muaj pas sëmundjes së tij misterioze dhe shtrimit në spital, Jamie Foxx duket se është rikthyer më energjik se kurrë dhe në humor të mirë.

10 Korrik 2023, 09:23 Nga DOSJA
U largua nga xhirimet për shkak të një sëmundje misterioze,
Jamie Foxx

Gati tre muaj pas sëmundjes së tij misterioze dhe shtrimit në spital, Jamie Foxx duket se është rikthyer më energjik se kurrë dhe në humor të mirë. Ai është parë në publik për herë të parë, pasi ishte larguar nga skena nga mesi i muajit prill, shkruan "Daily Mail".

Aktori 55-vjeçar u pa në një varkë duke lundruar në lumin Çikago të dielën pasdite. Aktori u fotografua teksa buzëqeshte dhe duke përshëndet fansat.

U largua nga xhirimet për shkak të një sëmundje misterioze,

Në mes të prillit, Foxx u dërgua me urgjencë në spitalin në Atlanta, ku po xhironte filmin Back in Action me Cameron Diaz.

Vajza e Foxx, Corrine, e ka përcjellë lajmin në Instagram, duke e quajtur atë një "komplikacion mjekësor", megjithëse asgjë më tej nuk është konfirmuar në lidhje me rastin. 

Foxx u shtrua në spital në Atlanta për një 'komplikim mjekësor' të paspecifikuar, që ende nuk është konfirmuar plotësisht.

"Ne donim të ndajmë se, babai im, Jamie Foxx, përjetoi një komplikacion mjekësor dje (e martë)", ishte mesazhi i vajzës së Jamie, Corrine Foxx.

"Për fat, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë është në rrugën drejt rikuperimit”. 

“Ne e dimë se sa i dashur është ai dhe vlerësojmë lutjet tuaja. Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe”, përfundon deklarata. Legjenda e boksit, Mike Tyson pohoi se Foxx pësoi një goditje në tru, por kjo ende nuk është konfirmuar nga familja e aktorit.

Sondazh

Poll