Art&Argëtim

VIDEO- Fansi godet Harry Styles me një objekt

Styles goditet në sy teksa po ecte në skenë.

10 Korrik 2023, 07:49 Nga A.B
VIDEO- Fansi godet Harry Styles me një objekt
Kengetari

SHBA-Harry Styles ishte viktimë e një "trendi" që po ndodh në koncerte, ku fansat i hedhin sende në skenë artistëve. Këngëtarit 29-vjeçar iu është hedhur një objekt në sy, gjatë koncertit në Vjenë.

Siç shihet në videot e publikuara në rrjetet sociale, Styles goditet në sy teksa po ecte në skenë.

“Pse vazhdojnë ta bëjnë këtë, duke paguar para për të qenë në sediljet e para për ta bërë këtë. Është shumë e lodhshme”, ka komentuar një përdorues në Tëitter. 

“Kjo ‘kulturë’ e hedhjes së gjërave do të ‘vrasë’ koncertet dhe festivalet duke i bërë më të shtrenjta dhe më të mbyllura”, shkruan një tjetër.

Kujtojmë se incidente të ngjashme janë regjistruar javët e fundit në koncertet e Bebe Rexhës dhe Drake.

harry styles

Sondazh

Poll