Art&Argëtim

Grabitet nëna e Beyonce, autorët gjetën 'thesar', mbi 1 milion dollarë dhe bizhuteri

Nëna e yllit të popit ishte jashtë qytetit kur ndodhi incidenti dhe është e paqartë se si hajdutët e dyshuar arritën të hyjnë në shtëpi dhe të marrin kasafortën.

9 Korrik 2023, 12:44 Nga A.B
Grabitet nëna e Beyonce, autorët gjetën 'thesar', mbi 1
Tina dhe Beyonce

SHBA- Grabitet banesa e Tina Knowles, nënës së Beyonce. Sipas një raporti të TMZ, oficerët e policisë thonë se autorët kanë marrë para me shtatë shifra dhe bizhuteri. Kjo është pasuria e 69-vjeçares në zonën e Los Angeles. Autoritetet u informuan se mungonte një kasafortë që përmbante mbi 1 milion dollarë para të gatshme dhe bizhuteri.

Të mërkurën në mëngjes, një person nga lagjja e Knoëles kaloi pranë shtëpisë dhe zbuloi kasafortën e zhdukur. Nëna e yllit të popit ishte jashtë qytetit kur ndodhi incidenti dhe është e paqartë se si hajdutët e dyshuar arritën të hyjnë në shtëpi dhe të marrin kasafortën.

Hetimet janë duke vazhduar me raportimet e fundit që parashikojnë se ky rast është më shumë se thjesht një grabitje./Dosja.al

beyonce tina knowles

Sondazh

Poll