Aktualitet

Fier/ Përshihet nga flakët një sipërfaqe me 16 hektarë grurë, rrezikoi edhe stanin e bagëtive

Sipërfaqja është shkrumbuar në vetëm pak minuta, edhe për shkak se era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve

9 Korrik 2023, 17:56 Nga m.s
Fier/ Përshihet nga flakët një sipërfaqe me 16 hektarë
siperfaqja e mbjelle me grure

FIER- Një sipërfaqe toke prej 16 hektarësh e mbjellë grurë, është përfshirë nga flakët në fshatin Topojë të Fierit.

Sipërfaqja me grurë është shkrumbuar, duke rrezikuar edhe një stan bagëtish që ndodhej aty pranë. Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga era.

Mësohet se mjetet zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe kanë bërë të mundur shuarjen e tij.

fier zjarr grure

Sondazh

Poll