Aktualitet

U raportua e humbur nga prindërit në plazhin e Spillesë, gjendet vajza 3-vjeçare

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe patrullat tokësore kanë nisur kontrollin përgjatë vijës bregdetare, dhe si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare nëpërmjet Jet Ski, brenda pak minutave bënë të mundur lokalizimin e 3-vjeçares, e cila lëvizte e vetme përgjatë vijës bregdetare.

9 Korrik 2023, 20:27 Nga m.s
U raportua e humbur nga prindërit në plazhin e Spillesë, gjendet
policia ne kontrolle pergjate vijes bregdetare

Policia ka gjetur shëndoshë e mirë një 3-vjeçare, e cila ishte raportuar e humbur nga prindërit e saj në plazhin e Spillesë. Uniformat blu kishin marrë njoftimin rreth orës 17:00 nga një shtetas nga Elbasani, i cili po pushonte me familjen në plazhin e Spillesë, se vajza e tij 3-vjeçare ishte zhdukur.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe patrullat tokësore kanë nisur kontrollin përgjatë vijës bregdetare, dhe si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare nëpërmjet Jet Ski, brenda pak minutave bënë të mundur lokalizimin e 3-vjeçares, e cila lëvizte e vetme përgjatë vijës bregdetare.

Njoftimi nga policia 

Gjendet brenda pak minutave nga Skuadra e Njësisë Policore Detare që monitoron vijën bregdetare në qarkun Durrës, një e mitur 3 vjeçe që u raportua e humbur nga prindërit e saj, në plazhin e Spillesë.

Policia Kufitare e Qarkut Durrës në bashkëpunim me Skuadrat e Njësisë Policore Detare që operojnë në qarkun Durrës, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe ardhjes në ndihmë të qytetarëve dhe pushuesve në nevojë, rreth orës 17:00 kanë marrë njoftim nga një shtetas nga Elbasani, i cili po pushonte me familjen në plazhin e Spillesë, se vajza e tij 3-vjeçare kishte humbur kontaktet me prindërit dhe nuk po e gjenin dot.

 Shërbimet e Policisë Kufitare dhe patrullat tokësore, menjëherë kanë nisur kontrollin përgjatë vijës bregdetare dhe si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare nëpërmjet Jet Ski, brenda pak minutave bënë të mundur lokalizimin e 3-vjeçares që lëvizte e vetme përgjatë vijës bregdetare.

Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar 3-vjeçaren tek prindërit, të cilët falenderuan Policinë për reagimin e menjëhershëm për gjetjen e saj.

plazhi i spillese

Sondazh

Poll