Aktualitet

Pushuesja nga Kosova rrezikon jetën në bregdetin e Shëngjinit, rasti i tretë brenda javës

40-vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore, dhe po mbahet nën kontroll, pasi kishte konsumuar shumë ujë.

9 Korrik 2023, 17:43 Nga m.s
Pushuesja nga Kosova rrezikon jetën në bregdetin e Shëngjinit,
plazhi i Shengjinit

SHENGJIN- Një pushuese nga Kosova ka rrezikuar jetën në bregdetin e Shëngjinit, duke shënuar kështu rastin e tretë brenda javës. Bëhet me dije se një pushuese rreth moshës 40-vjeç ka rrezikuar jetën mesditën e sotme, në zonën e Kune Vainit. 40-vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore, dhe po mbahet nën kontroll, pasi kishte konsumuar shumë ujë.

Ky është rasti i tretë ku pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në bregdetin e Shëngjinit. Ndonëse deti është i trazuar dhe janë ngritur flamujt e kuq në pikat e vrojtimit, ajo çfarë vihet re janë kullat bosh.

Sot një ngjarje e rëndë ndodhi në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë. Babai Elvis Halilaj, 50-vjeç dhe 2 djemtë e tij të mitur, të moshave 13 dhe 15-vjeç janë mbytur në det, teksa kanë qenë duke notuar. Dallgët dhe era e fortë kanë ndikuar në ngjarjen e rëndë me 3 viktima.

 

shengjin pushuese

Sondazh

Poll