Bota

Italia heq embargon 10 vjeçare ndaj aviacionit civil libian

Qeveria e re e unitetit të Libisë u betua më 15 mars nga dy administrata ndërluftuese që kishin sunduar rajonet lindore dhe perëndimore, duke përfunduar një tranzicion të qetë të pushtetit pas një dekade kaosi të dhunshëm. Dbeibeh shprehu falënderimet ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ndaj të gjithë atyre të cilët kanë kontribuar në heqjen e embargos. Ndërkohë nga qeveria italiane nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

9 Korrik 2023, 16:39 Nga a.l
Italia heq embargon 10 vjeçare ndaj aviacionit civil libian
Abdul Hamid Dbeibeh

ITALI- Kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh njoftoi se Italia ka hequr embargon e zbatuar prej 10 vitesh ndaj aviacionit civil libian. 

"Qeveria italiane na njoftoi vendimin e saj për të hequr ndalesën ajrore të zbatuar ndaj aviacionit civil libian 10 vite më parë dhe për të filluar sërish fluturime në shtatorin e ardhshëm", njoftoi ai. 

Dbeibeh shprehu falënderimet ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ndaj të gjithë atyre të cilët kanë kontribuar në heqjen e embargos. Ndërkohë nga qeveria italiane nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Kryeministri libian, Abdul Hamid Dbeibeh në një vizitë që zhvilloi më 7 qershor në Itali, nënshkroi me kryeministren Meloni memorandume mirëkuptimi në fushën e energjisë, sigurisë dhe infrastrukturës, shkruajnë mediat e huaja. 

Dbeibeh dhe Meloni diskutuan edhe për punimet e komiteteve dypalëshe lidhur me heqjen e embargos ajrore ndaj aviacionit civil libian në Itali.

Komisioni Evropian (KE) në vitin 2014 për arsye lidhur me kontrollet e sigurisë, ndaloi avionët e "Libyan Airlines" të kalonin nëpër hapësirën ajrore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE). 

abdul hamid dbeibeh

Sondazh

Poll