Bota

'Dorëzimi nuk është opsion'/ Mes tensioneve me Kosovën, Vuçiç nuk bën hapa pas: Lufta diplomatike po vazhdon

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Instagram, Vuçiç shprehet se kjo luftë nuk ka qenë e lehtë dhe se sipas tij po bëhet çdo herë e më e vështirë dhe më komplekse.

9 Korrik 2023, 16:08 Nga a.l
'Dorëzimi nuk është opsion'/ Mes tensioneve me
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përsëritur deklaratën e bërë më herët, se dorëzimi në luftën diplomatike me Kosovën nuk është opsion dhe se vendi i tij nuk do të heqë dorë. Në një postim në faqen e tij zyrtare në Instagram, Vuçiç shprehet se kjo luftë nuk ka qenë e lehtë dhe se sipas tij po bëhet çdo herë e më e vështirë dhe më komplekse. 

“Kam diskutuar me kryeministrin e Holandës, Luksemburgut, Hungaria, Austrisë dhe Shqipërisë, përfaqësuesit e Turqisë dhe Francës si dhe me nënkryetarin e qeverisë italiane. Kërkova nga të gjithë bashkëbiseduesit që para së gjithash të shikojnë kushtet e padurueshme në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë, si dhe të angazhohen në zbatimin e normave elementare civile dhe juridike, për të mbrojtur popullin tonë që janë të ekspozuar ndaj dhunës dhe presioneve të përditshme”, ka shkruar presidenti serb.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Александар Вучић (@avucic)

Vuçiç edhe një herë ritheksoi se lufta po vazhdon dhe po bëhet më intensive, sepse sipas tij dorëzimi nuk është opsion. 

aleksader vucic

Sondazh

Poll