Bota

Në kërkim të një jete më të mirë/ Një tjetër varkë me emigrantë fundoset në Tunizi, 1 viktimë, 10 të zhdukur

Të paktën 34.761 persona mbërritën në bregdetin italian nga plazhet tuniziane nga fillimi i vitit deri më 4 korrik, rreth 190 zbarkuan në ditë, një rritje prej mbi 455 për qind krahasuar me 6.371 mbërritjet në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

9 Korrik 2023, 15:51 Nga a.l
Në kërkim të një jete më të mirë/ Një
Tunizi

TUNIZI- Në brigjet e Zarzis, në Tunizinë juglindore raportohet për një tjetër varkë të fundosur, ku për pasojë 1 emigrant ka humbur jetën dhe 10 të tjerë rezutlojnë të zhdukur. Zëdhënësi i prokurorisë publike në Sfax, Fathi Boujnah tha se 11 emigrantë të tjerë kanë arritur të shpëtojnë, shkruajnë mediat e huaja. 

Të paktën 34.761 persona mbërritën në bregdetin italian nga plazhet tuniziane nga fillimi i vitit deri më 4 korrik, rreth 190 zbarkuan në ditë, një rritje prej mbi 455 për qind krahasuar me 6.371 mbërritjet në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Në dy javët e fundit, gjithsej 2.000 persona kanë mbërritur në Itali nga Libia, ndërsa 7.000 nga Tunizia. Shtuar këtu edhe 31.111 emigrantë të kapur nga autoritetet tuniziane, nga të cilët 29.897 me kombësi sub-Sahariane (dhe 1.214 të tjera me sa duket tuniziane), në 931 operacione në det të kryera nga njësitë e Gardës Kombëtare Tuniziane në gjashtë muajt e parë të 2023. 

tunizi

Sondazh

Poll