Politike

Kryetari i partisë së Tom Doshit në Elbasan: Emërimi i Ballës turpëron Ministrinë e Brendshme

Me anë të një postimi në Facebook, Murataj ka shkruar se Rama sapo i vuri kapakun rrokadës së torrës në qeveri.

8 Korrik 2023, 22:28 Nga I.A
Kryetari i partisë së Tom Doshit në Elbasan: Emërimi i
Erion Murataj

ELBASAN- Kryetari i Partisë Social-demokrate në Elbasan Erion Murataj ka deklaruar se emërimi i Taulant Ballës si ministër e turpëron Ministrinë e Brendshme. Me anë të një postimi në Facebook, Murataj ka shkruar se Rama sapo i vuri kapakun rrokadës së torrës në qeveri. Sipas tij më mirë do të ishte të vendosej vetë Rrahman Rraja në Ministrinë e Brendshme.

Postimi i Plotë:

Edi Rama sapo i vuri kapak me rrokadën e torrës në qeveri. Më mirë do ishte vet Rrahja në atë detyrë të paktën ai dhe rraca e tij kanë burrërinë të rrahin e vrasin ditën me diell , jo natën , jo pa' burrërisht , jo si zvarranik që i qesh cnderimit publik . Nëse e deshe me brekët në fund të këmbëve atë institucion sapo ja dole. I pari që merr përsipër t'ia ul quhet Erion Murataj!

erion murataj taulant balla taulant balla emerohet minister i brendshem

Sondazh

Poll