Politike

Bledian Koka: Rama vendosi në Ministrinë e Brendshme njeriut që po hetohet për lidhje me bandat e organizuara

Koka shkruan se Balla mund të jetë ministër i çdo Ministrie, por vetëm i Ministrisë së Brendshme jo.

8 Korrik 2023, 22:23 Nga I.A
Bledian Koka: Rama vendosi në Ministrinë e Brendshme njeriut që
Bledian Koka

TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për vendosjen e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme. Me anë të një postimi në Facebook, Koka shkruan se Rama vendosi në krye të Ministrisë së Brendshme njëriun që po hetohet nga SPAK për lidhje me banda të organizuara. Koka shkruan se Balla mund të jetë ministër i çdo Ministrie, por vetëm i Ministrisë së Brendshme jo.

Postimi i Plotë:

Urime bandave te Elbasanit, Fierit dhe Krujes! Edi Rama ka propozuar Minister te Brendshem Taulant Ballen, njeriun qe po hetohet nga SPAK per lidhjet me bandat e organizuara dhe 2 tenderat qe u ka dhene po Ministria e Brendeshme. Taulant Balla sot mund te ishte minister i cdo ministrie, jo per merite por per sherbetorin e palodhur qe eshte. Por vetem i Ministrise se Brendshme jo! Sot Taulant Balla po emerohet minister i Brendshem perpara se aty te zbarkoje SPAK per tenderat qe kane perfunduar ne llogarite e bandave te Elbasanit me porosi te Taulant Balles dhe miratim te Bledi Cucit! p.s...kurre me shume se sot krimi i organizuar nuk ka pasur nje perfaqesim kaq direkt ne Ministrine e Brendshme!

bledian koka taulant balla

Sondazh

Poll