Politike

U shkarkua si Ministër, Bledi Çuçi asnjë fjalë për ngjarjen: Kam shërbyer me integritet, suksese Taulantit

Ndërkohë që në këtë post Çuçi nuk ka thënë asgjë për ngjarjen që dhe solli shkarkimin e tij, por i ka uruar pasardhësit të tij sukese. 

8 Korrik 2023, 21:45 Nga I.A
U shkarkua si Ministër, Bledi Çuçi asnjë fjalë
Bledi Cuci

TIRANË- Ministri i Brendshëm i shkarkuar Bledar Çuçi ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në kabinet. Me anë të një postimi në Facebook, Çuçi ka falenderuar Ramën, ndërkohë që ka theksuar se në këtë post ka shërbyer me integritet. Ndërkohë që në këtë post Çuçi nuk ka thënë asgjë për ngjarjen që dhe solli shkarkimin e tij, por i ka uruar pasardhësit të tij sukese. 

Postimi i Plotë:

Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm. Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues. Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit.

bledar Çuçi shkarkohet bledi cuci

Sondazh

Poll