Aktualitet

Ekskluzive/ Terror në Bulqizë, disa persona me armë zjarri kërcënojnë inspektorët e Pyjeve, fuoristradat dyshohet se erdh

13 Tetor 2019, 21:27 Nga DOSJA
Ekskluzive/ Terror në Bulqizë, disa persona me armë zjarri

BULQIZË– Mbrëmjen e djeshme dy grupe me armë zjarri kanë kërcënuar inspektorët e Inspektoritatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në Bulqizë. Burime për Dosja.al konfirmojnë se ngjarja e paprecentë ka ndodhur në masivin pyjor të Kaptinës së Martaneshit,  teksa inspektorët po bënin kontrolle për lëndë drusore kontrabandë. 

Në momentin që inspektorët ndaluan një kamion që po transportonte lëndë drusore, krejt papritur në këtë zonë erdhën dy fuoristrada, brenda të cilave ndodheshin persona të armatosur. Ata kanë nxjerrë armët dhe kanë kërcënuar inspektorët në mënyrë që kamioni me dru të kalonte lirshëm, kundra ligjit. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar pas debateve dhe përplasjeve, por presioni nën kërcënimin e armëve ka qenë i madh.

Inspektorët, të ndodhur në këtë situatë,  kanë lajmëruar policinë e Bulqizës, e cila menjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes, por nuk kanë mundur t’i kapin autorët. Gjithashtu është lajmëruar edhe Policia e Tiranës, pasi agresorët dyshohet se janë larguar drejt kryeqytetit pas përplasjes me inspektorët. Ende nuk dihen identitetet e tyre. 

Burimet konfirmojnë se mbrëmë inspektorët Pyjeve po ushtronin kontrollet në Bulqizë dhe në Vlorë,  me urdhër te sekretarit te Ministrisë së Mjedisit, pra në mungesë të kryeinspektorit Armando Lamaj. Siç dihet tashmë ky i fundit dha dorëheqjen dy ditë pas vrasjes së Santiago Malkos, skandal ky që u zbulua nga Dosja.al.

Çfarë parashikon ligji:

Ndërkohë vlen të shtojmë se bazuar në ndryshimet që ka pësuar Nenu 202 në Kodin Penal, personat që shkatërrojnë apo tregtojnë ato në shkelje të autorizimeve nga organet kompetente, dënohet me burgim nga 2 deri në 7 vjet.

Edhe kanosja apo goditja për shkak të detyrës, në bazë të ndryshime në Kodin Penal, dënohet me burgim deri në 2 vjet për funksionarët e thjeshtë, 3 vjet kanosja e të zgjedhurve, 4 vjet kanosja e policëve dhe tre vjet kanosja e personelit shëndetësor.

(J.V/F.M/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kanosen inspektorët në bulqizë kërcënohen me armë inspektorët e pyjeve terror ne bulqize kanosen inspektorët në bulqizë kërcënohen me armë inspektorët e pyjeve terror ne bulqize

Sondazh

Poll