Bota

Sekti i masakrave të Charles Manson,/ “Engjëlli i vdekjes” pritet të 'fitojë' lirinë brenda 15 ditëve, pas 50 vitesh burgosje

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka njoftuar se nuk do t’i kërkojë Gjykatës së Lartë të shtetit të bllokojë lirimin me kusht për gruan 72-vjeçare të dënuar me burgim të përjetshëm për rolin e saj në vrasjen e Leno LaBianca, një pronar dyqani në Los Anxhelos dhe gruas së tij Rosemary, në vitin 1969.

9 Korrik 2023, 11:12 Nga a.l
Sekti i masakrave të Charles Manson,/ “Engjëlli i vdekjes”
Leslie Van Houten

SHBA-Leslie Van Houten, e ashtuquajtur 'engjëlli i vdekjes' i sektit të Charles Manson mund të lirohet pas 15 ditësh, pas më shumë se 50 vitesh burg. Lajmi është raportuar nga mediat amerikane dhe jo vetëm.  Avokatja e Van Houten, Nancy Tetreault tha se ajo do të lirohet me kusht brenda javës. 

“Ajo është e emocionuar dhe e tronditur. Ajo është mirënjohëse që njerëzit e kuptojnë se ajo nuk është i njëjti person që ishte kur kreu vrasjet”, tha Tetreault. 

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka njoftuar se nuk do t’i kërkojë Gjykatës së Lartë të shtetit të bllokojë lirimin me kusht për gruan 72-vjeçare të dënuar me burgim të përjetshëm për rolin e saj në vrasjen e Leno LaBianca, një pronar dyqani në Los Anxhelos dhe gruas së tij Rosemary, në vitin 1969. Van Houten ishte 19 vjeç në atë kohë. 

leslie van houten

Sondazh

Poll