Bota

Biden sot në Evropë! Cilat vende do të vizitojë dhe me kë do të takohet?

Biden do të takohet me Mbretin Charles III dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër.

9 Korrik 2023, 08:33 Nga A.B
Biden sot në Evropë! Cilat vende do të vizitojë dhe me
Joe Biden

SHBA-Presidenti amerikan Joe Biden do të nisë një turne diplomatik në Evropë nga sot 9 deri më 13 korrik, duke vizituar Britaninë, samitin e NATO-s në Lituani dhe më pas Finlandën.

Turneu i udhëheqësit amerikan në tre vende synon "të demonstrojë lidershipin e presidentit në skenën botërore" në një kohë kritike të luftës në Ukrainë. Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se udhëtimi "do të demonstronte lidershipin e presidentit në skenën botërore".

Biden do të takohet me Mbretin Charles III dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër për të "forcuar lidhjet e ngushta" që bashkojnë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësja e tij Karin Jean-Pierre. Më pas Biden do të udhëtojë në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik, tha zëdhënësja e tij, sipas njoftimit për shtyp.

Për ndalesën e fundit të udhëtimit të tij, në Helsinki, Joe Biden do të shkojë në një samit midis liderëve amerikanë dhe homologëve të tyre nordikë më 13 korrik./Dosja.al

joe biden

Sondazh

Poll