Bota

Zelenskyy kthehet nga Turqia me "heronjtë" e batalionit Azov: Ne i sollëm në shtëpi

Zelenskyy u kthye nga Turqia me disa oficerë të batalionit që mbronin fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol për muaj të tërë dhe që ishin zënë rob nga Moska.

9 Korrik 2023, 07:33 Nga A.B
Zelenskyy kthehet nga Turqia me "heronjtë" e batalionit Azov: Ne
Ushtaret dhe Zelenskyy

UKRAINË- Lufta në Ukrainë futet sot në ditën e 501. Presidenti Volodymyr Zelenskyy u kthye nga Turqia me disa oficerë të batalionit që mbronin fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol për muaj të tërë dhe që ishin zënë rob nga Moska.

Kjo ditë shumë e ngarkuar ka marrë fund.Një lutje me Shenjtërinë e Tij Patriarkun Bartolomeu për viktimat e luftës. Biseda ime për sigurinë me partnerët: kryeministrin e Holandës dhe Portugalisë. Më në fund një takim me heronjtë tanë: mbrojtësit e Mariupol dhe Azovstal. Ne i sollëm në shtëpi"-shkroi Zelenskyy. 

Kievi ka bërë "përfitime të qëndrueshme" rreth qytetit të Bakhmut të mbajtur nga Rusia, ndërsa ushtarët e Moskës luftojnë me "moralin e dobët". SHBA-ja ka rënë dakord të sigurojë një armë të diskutueshme për trupat e Zelenskyy-t./Dosja.al

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll