Bota

Një vit nga shpërthimi i fuqishëm, Ukraina pranon për herë të parë përgjegjësinë për sulmin në urën e Krimesë

Përgjegjësia e Ukrainës për sulmin e tetorit 2022 ka qenë një sekret i hapur.

9 Korrik 2023, 10:25 Nga a.l
Një vit nga shpërthimi i fuqishëm, Ukraina pranon për
Krime

UKRAINË- Ukraina ka pranuar për herë të parë përgjegjësinë për sulmin e vitit të kaluar që dëmtoi rëndë urën në gadishullin e okupuar të Krimesë. 

Në një postim në Telegram, Hanna Maliar, zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, shkroi se Ura e Ngushticës së Kerçit, e cila u hap katër vjet pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në 2014, ishte synuar të prishte linjat e furnizimit të Moskës. Ajo theksoi se dje u shënuan 273 ditë nga goditja e parë në urë, e cila u krye për të thyer logjistikën e rusëve, shkruajnë mediat e huaja. 

Përgjegjësia e Ukrainës për sulmin e tetorit 2022 ka qenë një sekret i hapur. Vjeshtën e kaluar, New York Times botoi një hetim, "Si Ukraina hodhi në erë një urë kryesore ruse", që detajonte se si operativët ukrainas ngarkuan një kamion me eksploziv dhe e hodhën në erë teksa ishte në gjysmë të rrugës përtej urës, duke vrarë katër persona dhe duke dëmtuar rëndë struktura në atë që presidenti rus Vladimir Putin e quajti "akt terrorist". 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll