Aktualitet

“Ambasadori na nxorri gishtin e mesit”, protestuesit e Unazës rrëfejnë ngjarjen e pazakontë (Video)

13 Tetor 2019, 20:13 Nga DOSJA
“Ambasadori na nxorri gishtin e mesit”, protestuesit e Unazës

TIRANË– Banorët e Unazës së Re janë përballur mbrëmjen e sotme me një skenë krejtësisht të pazakontë. Teksa ndodhen pranë Drejtorisë së Policisë, në mbështetje të banorëve të Astirit që janë shoqëruar mbrëmjen e sotme bashkë me ish-deputetin Klevis Balliu, banorët tregojn se ambasadori i OSBE-së i ka përshëndetur duke u nxjerrë gishtin e mesit.

Një vajzë tregon para kamerave se është ndjerë mjaft e fyer nga ky gjest.

Teksa ne banorët dhe përfaqësues të Opozitës jemi mbledhur këtu në mbështetje të ish-deputetit Klevis Balliu dhe banorëve, ambasadori Bochard na drejtoi gishtin em sit. Na dha këtë lloj përshendetjej, kjo është një turp. Imagjinoni pak, un ëkëtu vazjë e re dhe gjithë këto gra e zonja këtu panë një turp. Gratë shqiptare nuk e tolerojnë dhe meritojnë këtë sjellje. Ata janë mësuar me gratë e parlamentit të krimit por ne nuk e tolerojmë këtë. Ne jemi gratë e Unazës së Re dhe turp të ketë ambasadori”– tregon një vajzë.

Më pas një grua më në moshë tregon të njëjtën ngjarje.

Diçka më ka bërë përshtypje mbrëmjen e sotme kur por rrinim këtu tek drejtoria. Ai ambasadori Bernd Borchardt kaloi dhe kur njëri prej nesh tha ‘Rama ik”, ai u kthyer dhe na nxorri gishtin e mesit. Turp t’i vijë,”- tha ajo më tej.

Banorët e Unazës së Re ndodhen pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës në mbështetje të banorëve të tjerë dhe të ish-deputetit Klevis Balliu, të cilët u arrestuan pasi bllokuan rrugën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berndt borchard nxjerr gishtin e mesit gjesti i turpshem i ambasadorit borchard berndt borchard nxjerr gishtin e mesit gjesti i turpshem i ambasadorit borchard

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2019, 16:09

TIRANË–Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër shembjes së banesave të tyre, që preken nga projekti Unaza e Madhe. Në krye të b...