Aktualitet

Shoqërimi i Balliut dhe i protestuesve, Salianji: Ne mbështesim banorët, policia po vepron brutalisht

13 Tetor 2019, 18:44 Nga DOSJA
Shoqërimi i Balliut dhe i protestuesve, Salianji: Ne mbështesim

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar shoqërimin e Klevis Balliut dhe të shtatë protestuesve të tjerë nga policia.

Teksa ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë, Salianji është shprehur për “News 24” se protesta është e ligjshme dhe se ëhstë policia ajo që po vepron kundër ligjit.

Policia ka vepruar në mënyrë brutale, duke tentuar që të imponohet një regjim policor. Protesta do të vazhdojë dhe ne do të jemi në mbështetje të tyre.

Ne dimë se janë shoqëruar 6 persona bashkë me Klevis Balliun. Ne do të mbështesim banorët në këtë protestë dhe sigurisht që duam lirimin sa më të shpejtë të protestuesve,“- tha Salianji.

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër shembjes së banesave të tyre. Në krye të protestuesve ishin Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-deputeti Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Në përfundim të protestës janë shoqëruar në komisariatin e polciisë 7 protestues, mes tyre edhe Balliu.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervin salianji protesta te unaza e re shoqërohet klevis balliu ervin salianji protesta te unaza e re shoqërohet klevis balliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2019, 16:09

TIRANË–Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër shembjes së banesave të tyre, që preken nga projekti Unaza e Madhe. Në krye të b...