Aktualitet

Bardhi dhe Vokshi debat me policinë: Dua të iki në shtëpi! Ndërhyn dikush: Foli mirë policit, or çun (Video)

13 Tetor 2019, 18:30 Nga DOSJA
Bardhi dhe Vokshi debat me policinë: Dua të iki në shtëpi!

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment bardhi dhe Albana Vokshi kanë debatuar me policinë teksa kanë tentuar të çajnë kordonin. Në një video të publikuar nga Shqiptarja.com, Bardhi shihet që u drejtohet policëve dhe u thotë t’i hapin rrugën.

“O zotëri a je mirë? Dua të kaloj në anë tjetër, na ke bllokuar rrugën, jemi qytetarë të lirë. O zotëri, dua të iki në shtëpi!”- thotë Bardhi.

Ndërkohë edhe Vokshi thotë pak a shumë të njëjtën gjë. “Duam të kalojmë na keni bllokuar rrugën,”- dëgjohet të thotë Vokshi.

Ndërkohë në këtë debat ndërhyn dikush. “Foli mirë policit, or çun,”- dëgjohet të thiotë ai, por nuk shihet se kush është.

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër shembjes së banesave të tyre. Në krye të protestuesve ishin Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-deputeti Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Në përfundim të protestës janë shoqëruar në komisariatin e polciisë 7 protestues, mes tyre edhe Balliu.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bardhi dhe vokshi debat me policet protesta te unaza e re bardhi dhe vokshi debat me policet protesta te unaza e re

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2019, 16:09

TIRANË–Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër shembjes së banesave të tyre, që preken nga projekti Unaza e Madhe. Në krye të b...

Aktualitet 13 Tetor 2019, 13:48

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Elvis Gaçaj, “Gabelit” të klanit Duka që u la një ditë më parë nën masën e sigurisë “Arrest me burg” p...