Bota

Kryeministri holandez Mark Rutte jep dorëheqjen pas 13 vitesh në qeveri

Kryeministri holandez njoftoi vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen pasi u shfaqën dallime "të papajtueshme" brenda koalicionit të tij katër partish mbi politikën e migracionit.

8 Korrik 2023, 08:16 Nga f.i
Kryeministri holandez Mark Rutte jep dorëheqjen pas 13 vitesh në
Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri holandez Mark Rutte ka njoftuar dorëheqjen e tij, pas gati 13 vitesh në qeveri. Rutte njoftoi se do t’i ofronte dorëheqjen e kabinetit me shkrim mbretit Willem-Alexander.

Kryeministri holandez njoftoi vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen pasi u shfaqën dallime "të papajtueshme" brenda koalicionit të tij katër partish mbi politikën e migracionit, raportojnë mediat e huaja.

"Dallimet midis katër partive të koalicionit për politikën e migracionit ishin të papajtueshme", -tha ai në Hagë.

Ndërkohë Rutte dhe qeveria e tij do të qëndrojnë në detyrë në një kapacitet kujdestar derisa të zgjidhet një koalicion i ri qeverisës megjithëse partitë opozitare kanë kërkuar zgjedhje të menjëhershme.

Udhëheqësi i Partisë Popullore Konservatore për Liri dhe Demokraci (VVD), Rutte ka qenë kryeministër holandez që nga viti 2010. Qeveria e tij aktuale e koalicionit, e katërta që ai ka udhëhequr, mori detyrën në janar 2022 pas negociatave më të gjata të koalicionit në historinë politike holandeze.

mark rutte mark rutte jep doreheqjen

Sondazh

Poll