Bota

Mot ekstrem në Pakistan/ Stuhitë e shiut lënë 50 të vdekur në 2 javë, mes tyre 8 fëmijë, PAMJE apokaliptike (VIDEO)

Ekipet e shpëtimit ishin ende në kërkim të fëmijëve të tjerë të bllokuar në mbeturina.

7 Korrik 2023, 18:29 Nga a.l
Mot ekstrem në Pakistan/ Stuhitë e shiut lënë 50 të
Moti i keq në Pakistan

PAKISTAN- Të paktën 50 persona, përfshirë tetë fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë goditur Pakistanin për dy javë. 

"Pesëdhjetë vdekje janë raportuar në incidente të ndryshme të lidhura me shiun në të gjithë Pakistanin që nga fillimi i musonit më 25 qershor," tha një zyrtar kombëtar i menaxhimit të fatkeqësive të premten, duke shtuar se 87 persona u plagosën gjatë së njëjtës periudhë. 

Shumica e viktimave ishin në provincën lindore të Punjabit, si shkak i goditjeve elektrike dhe shembjeve të ndërtesave. Në provincën veriperëndimore të Khyber Pakhtunkhwa, trupat e 8 fëmijëve, të moshës 12 deri në 15 vjeç, u gjetën nga një rrëshqitje dheu në distriktin Shangla të enjten, shkruan Al Jazeera. 

Ekipet e shpëtimit ishin ende në kërkim të fëmijëve të tjerë të bllokuar në mbeturina.  Ekipet lokale të shpëtimit, të cilave më vonë iu bashkua ushtria pakistaneze, nxorrën tetë trupa pas orësh përpjekjesh. Një nga fëmijët e bllokuar u plagos rëndë, ndërsa të tjerët nuk u lënduan.

Lahore, qyteti i dytë më i madh i Pakistanit në provincën Punjab, dëshmoi një rrebesh shiu të mërkurën, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke lënë pothuajse 35 për qind të banorëve të tij pa energji elektrike dhe ujë.

pakistan

Sondazh

Poll