Bota

Çfarë po ndodh në Jarinjë? Policia alarmohet, motoristë serbë do të mbërrijnë në mbrëmje, cili është MISIONI i tyre?

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës ndodhen afër Jarinjes, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë. 

7 Korrik 2023, 18:13 Nga a.l
Çfarë po ndodh në Jarinjë? Policia alarmohet,
Foto ilustruese

KOSOVË-  Mediat e Kosovës raportojnë se motoristë nga qytete të ndryshme të Serbisë janë nisur sot në vend. 

Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se ata po vijnë në emër të një ‘aksioni humanitar’ ku do të sjellin mjete financiare për disa familje në nevojë, si dhe për rinovimin e kishës së Zveçanit.

Sipas këtyre burimeve, në kolonën e motoristëve nga Serbia, nuk mungojnë flamujt serb dhe mbishkrimet ‘Kosova është djep i Serbisë’. Mësohet se ata do të arrijnë në kufirin e Jarinjes rreth mbrëmjes.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës ndodhen afër Jarinjes, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll