Bota

Projektligji i ri në Gjermani: Pirja e duhanit në makinë me gra shtatzëna dhe fëmijë do të NDALOHET

Qeveria thotë se fëmijët nuk mund t'i shpëtojnë duhanpirjes pasive në këto lloj situatash. 

7 Korrik 2023, 13:40 Nga a.l
Projektligji i ri në Gjermani: Pirja e duhanit në makinë me gra
Foto ilustruese

GJERMANI- Një projektligj i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gjermani synon të ndalojë pirjen e duhanit nga prindërit apo të rriturit teksa janë duke udhëtuar me automjet me fëmijët e tyre. Sipas projektligjit, ndalimi i pirjes së duhanit i cili po zbatohet në transportin publik do të zbatohet në të ardhmen edhe në automjete të mbyllura në prani të të miturve apo grave shtatzëna. Qeveria thotë se fëmijët nuk mund t'i shpëtojnë duhanpirjes pasive në këto lloj situatash. 

Projektligji nga Ministria e Shëndetësisë nënvizon se ata janë një grup veçanërisht vulnerabël i njerëzve dhe ndryshimi i ligjit është i nevojshëm për të siguruar mbrojtjen e nevojshme nga pirja pasive e duhanit, shkruajnë mediat e huaja. 

Disa shtete federale kanë kërkuar tashmë që të vendosen gjoba për këdo që kapet duke pirë duhan në makina kur fëmijët ose gratë shtatzëna janë duke udhëtuar. Qeveria në Saksoninë e Ulët iu referua Qendrës Gjermane të Kërkimit të Kancerit, duke deklaruar se përqendrimi i duhanit në makina mund të jetë pesë herë më i lartë se në një pijetore mesatare me tym.  

gjermani

Sondazh

Poll

Bota 7 Korrik 2023, 12:48 f.i.

Kurti takon shefin e ri të EULEX-it

Giovanni Pietro Barbano dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e ri të Misionit të...