Bota

SHBA kërkon përgjegjësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi: Serbia nuk po i nxjerr para drejtësisë autorët e krimit

Ndonëse kanë kaluar 24 vjet nga vrasja e tyre, deri sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë krim.

7 Korrik 2023, 13:06 Nga f.i
SHBA kërkon përgjegjësi për vrasjen e vëllezërve
funerali i vëllezërve Bytyqi

SERBI- Në mesin e mijëra personave të vrarë gjatë luftës në Kosovë janë edhe vëllezërit Bytyqi, tre shqiptarë nga Prizreni me shtetësi amerikane të cilët u vranë në korrik të vitit 1999 në Serbi. Ndonëse kanë kaluar 24 vjet nga vrasja e tyre, deri sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë krim

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që të hetohet plotësisht rasti dhe të dënohen edhe autorët e mbulimit të krimit.

"Kanë kaluar 24 vjet që kur shtetasit amerikanë Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyqi u ekzekutuan derisa ishin të paraburgosur nga policia speciale serbe. Çdo vit që kalon pa u mbajtur askush përgjegjës për këtë krim brutal lufte është një fyerje ndaj shtetit të së drejtës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë sërish thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të nxjerrë para drejtësisë ata që kanë kryer dhe kanë mbuluar këto vrasje. Ne do të vazhdojmë këtë thirrje deri në vendosjen e drejtësisë”, -thuhet në postimin e Ambasadës së ShBA-së në Beograd në Twitter.

Më 23 qershor të vitit 1999, tre vëllezër shqiptarë kishin ndërmarrë një nismë të përcillnin një familje rome nga Prizreni drejt kufirit me Serbi, që po shkonte drejt Kralevës. Gjatë këtij udhëtimi, ata të tre e kaluan pavetëdije kufirin, për çka u arrestuan nga policia serbe dhe u dënuan nga Gjykata për Kundërvajtje në Prokuple me 15 ditë burgosje. Kur po përfundonin dënimin, tre vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agroni dhe Mehmeti u dërguan në një bazë trajnimi të policisë serbe, ku u vranë me plumba pas koke dhe ua zhdukën gjurmët.

Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001, në një varrezë masive në Petrovo Sello, afër qytezës Kladovo, bashkë me shqiptarë të tjerë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

vrasja e vellezerve bytyçi

Sondazh

Poll

Bota 7 Korrik 2023, 12:48 f.i.

Kurti takon shefin e ri të EULEX-it

Giovanni Pietro Barbano dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e ri të Misionit të...