Politike

Dita e dytë e turit, Rama takim ‘tete a tete’ me Vuçiç (AXHENDA)

Në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 nga kryeministri Dritan Abazoviç.

7 Korrik 2023, 07:21 Nga A.B
Dita e dytë e turit, Rama  takim ‘tete a tete’ me
Edi Rama

TIRANË- Sot është dita e dytë e turit ballkanik të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të Procesit të Berlinit. Një ditë më parë Rama kreu takime në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ndërsa sot do të jetë në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës. Më pas do të ketë një konferencë për shtyp.

Në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 nga kryeministri Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.

Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim ‘tete a tete’ më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në orën 19:30. Në orën 20:00 pritet të ketë një takim me Vuçiç. Vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb./Dosja.al

Dita e dytë e turit, Rama  takim ‘tete a tete’ me

turi i rames ne ballkan edi rama

Sondazh

Poll