Politike

“Ku e dinë këta, apo më lexojnë si në filxhan?”, Rama i përgjigjet Konjufcës

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, pasi ky i fundit deklaroi se drafti i Ramës për Asosacionin i mundëson serbëve autonomi.

6 Korrik 2023, 22:41 Nga m.s
“Ku e dinë këta, apo më lexojnë si në
Edi Rama

KOSOVË- Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, pasi ky i fundit deklaroi se drafti i Ramës për Asosacionin i mundëson serbëve autonomi. Kryeministri Rama theksoi se Konjufca nuk e ka lexuar, dhe se në këtë mënyrë nuk ka se si ta komentojë këtë propozim. E madje Rama sqaroi më tej se nuk është konsultuar me askënd nga qeveria e Kosovës për këtë dokument, të cilin thotë se e ka dërguar te kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe te presidenti i KiE-së, Charles Michel.

“Draft statuti nuk është konsultuar me asnjë, sepse nuk ka pse të konsultohet. Unë nuk kam bërë studion ligjore të qeverisë së Kosovës. Ajo e ka ekspertët e vetë, mundësitë e veta, mund ta kishte bërë me kohë dhe duhet ta kishte bërë me kohë, dhe jo vetëm që duhet ta kishte bërë me kohë, por duhet t’i rrinte te dera gjatë gjithë kohës partnerëve dhe aleatëve dhe t’u thoshte; mendojmë kështu, mendojmë ashtu, sepse është në interesin tonë.

Pashë, më treguan që Glauku kishte thënë se ka autonomi… nuk e di për ç’ka e ka fjalën, sepse ne nuk folëm fare për draft të Asociacionit. Në dokumentin që ata se kanë lexuar! Këta s’e kanë lexuar! Ku e dinë këta? Apo më shohin mua në portret dhe më lexojnë si në filxhan? Drafti që unë kam përgatitur, është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë, dhe unë ia kam dërguar tre personave: kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe presidentit Michel”, deklaroi Rama.

edi rama glauk konjufca

Sondazh

Poll