Bota

Helmimi i 26 zyrtarëve/ Marko Gjuriç fajëson Kosovën: Po përgatitet manipulimi i votave të serbëve

13 Tetor 2019, 12:55 Nga DOSJA
Helmimi i 26 zyrtarëve/ Marko Gjuriç fajëson Kosovën: Po

KOSOVË- Në lidhje me rastin e helmimit të 26 zytarëve në Kosovë nga fletët e votimit të mbërritura nga Serbia, ka ardhur edhe reagimi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Marko Gjuriç. Ky i fundit në një deklaratë për mediat tha se po përgatitet një manipulim me votat e serbëve në Kosovë, me qëllim që me çdo kusht në Kuvendin e Kosovës të futen “serbët e Kurtit”.

Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, tha Gjuriç në një komunikatë për media.

Rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar. Shkak janë bërë 5 kuti që kanë ardhur nga Serbia me vota, të cilat pasi janë hapur kanë kundërmuar erë. Kjo ka bërë që procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia të ndërpritet, ndërkohë zyrtarët kanë shfaqur shenja të alergjisë në fytyrë dhe duar.

Mediat kosovare raportuan ditën e sotme se 26 numërues votash janë helmuar. Ata kanë shfaqur shenja alergjie në fytyrë dhe duar. 9 prej tyre janë shtruar në spital ku po marrin trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa procesi i numërimit për votat e ardhura nga Serbia është ndërprerë tashmë.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni helmimi i 26 zyrtareve ne kosove marko gjuriç helmimi i 26 zyrtareve ne kosove marko gjuriç

Sondazh

Poll