Bota

800 gra të ISIS dhe fëmijët e tyre arratisen nga kampi turk në Raqqa, fillojnë sulmet e reja kundër kurdëve

13 Tetor 2019, 13:22 Nga DOSJA
800 gra të ISIS dhe fëmijët e tyre arratisen nga kampi turk

SIRI – Rreth 800 gra të cilat kanë qënë të lidhura me shtetin Islamik, dhe fëmijët e tyre, janë mundur të arratisen nga kampi turk Raqqa në Sirinë e Veriut, ku po mbaheshin të burgosura pas bombardimeve turke.

Midis  800 grave mendohet të ketë qënë edhe 25-vjeçarja londineze Tooba Gondal së bashku me dy fëmijët e saj.

Tooba Gondal, e martuar me njërin prej pjesëmarrsëve kryesor të ISIS, ishte larguar nga Londra për në Siri, ku dhe lindi fëmijët e saj.

Ajo akuzohet se ka rekrutuar me dhjetra adoleshente londineze, për t’ju bashkuar grupit islamik.

Tooba u ndalua nga forcat turke, të cilat e dërguan atë në kampin Raqqa, pasi ajo po mundohej të arratisej nga Siria, për në drejtim të Turqisë.

Forcat kurde gjatë një deklarate të dhënë thanë se mercenarët rebelë të grupit islamik kanë  mundur të hynë në kampin e të burgosurëve, duke liruar kështu portat dhe duke lënë të lirë rreth 800 gratë e burgosura.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arratisen 800 gra isis tooba gondal arratisen 800 gra isis tooba gondal

Sondazh

Poll