Bota

Kërcënim me jetë? Kryeministri kanadez me jelek antiplumb dhe i rrethuar nga policia në tubim elektoral (FOTO)

13 Tetor 2019, 13:02 Nga DOSJA
Kërcënim me jetë? Kryeministri kanadez me jelek antiplumb dhe i

KANADA- Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, u shfaq i veshur me një jelek antiplumb dhe i rrethuar nga forcat të shumta sigurie në një tubim elektoral që u mbajt ditën e djeshme në qytetin Ontario të Mississauga. Kjo pasi, raportohet se Trudeau kishte një kërcënim serioz për jetën.

Kryeministri Trudeau e kishte veshur jelekun antiplumb poshtë një këmishe blu të çelur, i cili mund të dallohej shumë lehtë nga të pranishmit.

Gjatë tubimit, policët të cilën mbanin çanta shpine e kishin izoluar kryeministrin nga të katër anët në podium, hera e parë që nga fillimi i fushatës zgjedhore gjashtë-javore për zgjedhjet e 21 tetorit.

Truedau arriti 90 minuta me vonesë për mitingun ku ishin mbledhur më shumë se 2000 njerëz dhe gjithçka u mbyll pa incidente në fushatë.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota justin trudeau kryeministri kanadez me jelek antiplumb tubim elektoral justin trudeau kryeministri kanadez me jelek antiplumb tubim elektoral

Sondazh

Poll