Bota

Kokaina e gjetur në Shtëpinë e Bardhë, reagon Biden

Pas rezultateve zëdhënësja Karine Jean-Pierre tha se Shtëpia e Bardhë ka besim te Shërbimi Sekret dhe sipas saj presidenti i SHBA-së, Joe Biden kërkon që ngjarja të hetohet plotësisht.

6 Korrik 2023, 11:06 Nga f.i
Kokaina e gjetur në Shtëpinë e Bardhë, reagon Biden
Shtëpia e Bardhë

SHBA- Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së gjetën drogën gjatë një pastrimi rutinë të Shtëpisë së Bardhë të dielën, në një qese të vogël plastike në tokë. Testimi laboratorik për substancën e gjetur në Shtëpinë e Bardhë të dielën ka dalë pozitiv për kokainë, raporton CNN.

Pas rezultateve zëdhënësja Karine Jean-Pierre tha se Shtëpia e Bardhë ka besim te Shërbimi Sekret dhe sipas saj presidenti i SHBA-së, Joe Biden kërkon që ngjarja të hetohet plotësisht.

“Presidenti mendon se është tepër e rëndësishme që kjo të hetohet plotësisht”, tha ajo.

Biden po udhëtonte me anëtarët e familjes gjatë fundjavës, kur u zbulua kokaina dhe kompleksi u evakuua për pak kohë si një masë paraprake.

drog ne shtepine e bardhe shba joe biden

Sondazh

Poll