Dikur kultivohej oriz, fshati i harruar në Kurbin sot pa rrugë dhe pa emër
13 Tetor 2019, 13:38Nga DOSJA
PUKË– Marku, një 70-vjeçar i ardhur nga fshati Rras i Egër Pukë i vendosur rreth 20 vite më parë në një fshat të Kurbinit, por fshati çuditërisht është pa emër.
Janë dhjetëra familje të ardhura nga zonat verilindore të vendit, dhe janë të vendosur në një zonë fushore në Kurbin, e njohur më parë për kultivimin e orizit, dhe banorët vendas e kanë pagëzuar me emrin Gjoli i Zi. Sot kjo zonë është e populluar nga banorët e zonave verilindore, të cilët vuajnë mungesën e infrastrukturës dhe një sërë problemesh jetësore.
Mark Rama një ish- tregtar me plot gjashtë fëmijë, ka mbetur vetëm me bashkëshorten, fëmijët në emigracion, dhe vajza e tyre Maria që sot feston ditëlindjen, larg nga prindërit në SHBA, dhe sot çifti i bashkëshortëve, janë të lumtur, por me brengën e mungesës së vajzës Maria pranë familjes.
Ata i dedikojnë vajzës urime nëpërmjet fotove që ata realizuan pranë banesës së tyre në një fshat që i mungon emri, por gjejnë forcën të festojnë 27-vjetorin e bijës së tyre të vetmuar.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Shqipëri-Teksa kryeministri u kërkoi bizneseve VIP të paguajnë 2% të dividendit, shumë kjo që në një vit normal, llogaritet të arrijë në rreth 4-5 milionë euro,...
TIRANË- Ditën e nesërme, në Tiranë do të zhvillohet Maratonën e Tiranës, ku janë regjistruar për të marrë pjesë vrapues nga shumë shtete të botës. Maratona...
TIRANË- Shqipëria mban vendin e parë në Europën Juglindore për numrin më të lartë të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare. Mbi 50 % e vdekjeve në vendin ...
Në fshatin Kuç të Vorës, vetëm pak kilometra larg Tiranës dhe Durrësit, jeton familja Mustafa.Në një rrugë të shkatërruar, 4 pjesëtarët e kësaj familje e...
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar sot një raport në lidhje me mbarëvajtjen e vitit shkollor 2019-2020, për garantimin e sigurisë udhqimor...
Bosët e bizneseve të mëdha në Shqipëri e kanë shfrytëzuar në maksimum përgjysmimin e tatimit mbi dividentin duke shpërndarë masivisht fitimet e mbartura prej vi...
TIRANË- Askush nuk është imun ndaj problemeve të shëndetit mendor. 1 në 4 persona sipas mjekëve po preket prej tyre. Në ditën botërore të sensiblizimit nda...
TIRANË – Taylor Dampsey dhe bashkëshortja e tij Nikki Dampsey, janë dy shtetas amerikanë të ardhur nga Nashville, Tennessee.Pasi kishin tentuar të bi...