Ekonomi

Shifra alarmante në Shqipëri, 10 mijë viktima në vit nga sëmundjet kardiovaskulare

12 Tetor 2019, 15:03 Nga DOSJA
Shifra alarmante në Shqipëri, 10 mijë viktima në vit nga

TIRANË- Shqipëria mban vendin e parë në Europën Juglindore për numrin më të lartë të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare. Mbi 50 % e vdekjeve në vendin tonë vijnë për shkak të kësaj sëmundje, e ndjekur më pas nga sëmundjet tumorale.

“Ka shumë vite që i është vënë rëndësi identifikimit të faktorëve të rrezikut dhe pse vendi jonë ngelet gjithmonë në vend të parë përsa i përket vdekshmërisë kardiovaskulare në Ballkan, në Europën juglindore. Infarkti, miokardi para 30 vitesh ndodhte mbi moshat 50 vjeç, ndërsa sot shikojmë mbi moshat 30 vjeç që bëjnë infarkt miokardi”, shprehet kardiologia Daniela Teferici.

Por cilat janë shkaqet që afro 10 mijë persona humbin jetën gjatë një viti në vendin tonë nga kjo sëmundje.

“Është hipertensioni i cili nuk mjekohet, është diabeti, përdorimi i duhanit dhe është shumë e rëndësishme stili i jetesës. Se si ushqehemi ne, sa aktivitet fizik bëjmë ne. Stili i jetesës fatkeqësisht lë shumë për të dëshiruar. Ushqehemi në mënyrë jo korrekte, ushqehemi me yndyrna shtazore, për të mos folur pastaj për duhanin i cili dëmton si furmatorin aktiv dhe atë pasiv. Është duhani i cili është shumë agresiv ndaj shtresës së brendshme të enëve të gjakut”.

Por edhe kanceri po rritet frikshëm. “Shoqëria shqiptare përveç se është një shoqëri shumë stresante që jemi ne si shoqëri që kemi rolin tonë negativ për të krijuar një stres kur nuk duhet të gjenerojmë stress, dhe njëkohësisht dhe ajrit që ne thithim dhe ushqimet që konsumojmë që kanë lidhje shumë me sëmundjet tumorale”.

Sipas të dhënave të INSTAT, mbi 20 mijë persona humbin jetën gjatë një viti në vendin tonë, në 90 % të rasteve nga sëmundjet e ndjekur më pas nga aksidentet.

(Marrë nga Tv Klan)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale daniela teferici. semundje kardiovaskulare daniela teferici. semundje kardiovaskulare

Sondazh

Poll

Ekonomi 9 Tetor 2019, 18:25

TIRANË- “Një ditë kur do dilja me motrën e tij dhe me atë, ai më goditi me shkopinj që lahen çimentot, nuk donte të dinte çfarë kishte në dor...