Ekonomi

Shembull/ Shtetasit amerikanë birësojnë një fëmijë me nevoja të veçanta në Tiranë

10 Tetor 2019, 14:31 Nga DOSJA
Shembull/ Shtetasit amerikanë birësojnë një fëmijë

TIRANË – Taylor Dampsey dhe bashkëshortja e tij Nikki Dampsey, janë dy shtetas amerikanë të ardhur nga Nashville, Tennessee.

Pasi kishin tentuar të birësonin një fëmijë për shumë kohë, në disa vende të ndryshme në Europë,  proçedurat e gjata dhe stresuese ku duhej deri në 10 vite për të kryer birësimin,  kishin bërë që ata të përballeshin më një sërë problemesh dhe të hiqnin dorë nga birësimi në këto vende.

Të gjendur në Shqipëri, për të takuar një mik të familjes së tyre i cili është misionar amerikan dhe  jeton në Tiranë, ata janë njohur edhe me situatën e vështirë të fëmijëve të braktisur që gjenden në vendin tonë.

Çifti amerikan tregon se ata nuk e kishin idenë për nevojën e madhe që kishte vendi ynë për të birësuar fëmijë.

Duke parë që dhe atë kishin shumë nevojë për të birësuar një fëmijë, dhe kishin kohë që mundoheshin për ta bërë këtë gjë, atyre i’u lindi idea e bukur për të birësuar një fëmijë shqiptar.

Komiteti Shqiptar i Birësimeve, i cili i erdhi çiftit në ndihmë, i prezantoi ata me rastin e një foshnjeje me nevoja të veçanta.

Çifti amerikan, pasi u njoh me rastin e foshnjes, u konsultua me mjekë të ndryshëm dhe i bëri foshnjes të tëra operacionet që i nevojiteshin, për të bërë të mundur transferimin e saj së bashku me çiftin në Amerikë.

Amerikanët janë shumë mirënjohës ndaj komitetit të birësimeve, i cili bëri çmos që proçedurat të kryheshin sa më shpejt, dhe u kujdes për vazhdimësinë e tyre njësoj si të ishte duke e birësuar vetë fëmijën.

Çifti ka ngelur i surprizuar me mbarëvajtjen e proçesit në Shqipëri, dhe e quan sistemin e birësimit shqiptar, një sistem kampion.

Burimi:KSHB

E.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale cifti amerikan bireson nje femije shqiptar me nevoja te vecanta komiteti shqiptar i biresimeve tirane cifti amerikan bireson nje femije shqiptar me nevoja te vecanta komiteti shqiptar i biresimeve tirane

Sondazh

Poll

Ekonomi 9 Tetor 2019, 18:25

TIRANË- “Një ditë kur do dilja me motrën e tij dhe me atë, ai më goditi me shkopinj që lahen çimentot, nuk donte të dinte çfarë kishte në dor...