Denoncimi/ Ndihmat nga tërmeti shpërndahen në mënyrë selektive në Vorë, banorja: Dikush na e ka hequr emrin nga lista
12 Tetor 2019, 05:40Nga DOSJA
Një familje nga fshati Kuç i Vorës u ankua në emisionit “Fiks Fare” se ndihmat pas tërmetit janë dhënë në mënyrë selektive.
Çatia ka pësuar dëmtime, ndërkohë banesa ka probleme edhe në themel.
“Kur ra tërmeti kam qenë brenda në shtëpi, kishte lëkundje të mëdha. Ka pësuar dëme të mëdha, janë çarë muret dhe dyshemeja. Është bërë e rrezikshme të jetosh atje” thotë Bujari.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij Dafina thotë se banojnë në shtëpinë e vëllait të saj, por që nga momenti i rënies së tërmetit nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
“Vijnë dhe shpërndajnë ndihma në fshat, por familjes sime nuk i japim. As çadrën nuk ma sollën, shkova e mora vet kur erdhi kamioni me ndihma. Para pak ditësh erdhi makina, u kthye te shtëpia ime dhe unë nuk e kisha emrin. Kam shkuar te Bashkia e Vorës dhe më thonë nuk e ke emrin në listë. Nuk e di kush e ka hequr. Ne jemi tre vetë dhe na kanë harruar. Shtëpia është bërë e pabanueshme” thotë Dafina.
Në këtë lagje banon e vetme edhe zonja Tushe, pasi bashkëshorti i ka vdekur vite më parë. Fëmijët janë martuar, ndërkohë Tushja jeton në një banesë shumë të vjetër. Shtëpia e saj ka pësuar plasaritje.
“Unë këtu banoj, dimër dhe behar. Gjendja është shumë e keqe. S’kam dalë akoma në pension, dua dhe një vit të dal. Ja me këto ushqehem, me disa pula dhe groshë. Bukën e pjek te komshiu” thotë ajo.
Pas ankesave, Fiks Fare shkoi në Bashkinë e Vorës, ku mori informacion se janë shpërndarë ndihma nga Kryqi i Kuq dhe Policia e Shtetit për familjet më me nevojë. Pas kërkesës së Fiks Fare, bashkia vendosi që të çojë ndihma në fshatin Kuç, kryesisht batanije dhe ndihma në ushqime.
Në momentin që punonjësit e bashkisë shkojnë në fshat, familja Llani debaton me ata dhe u kërkojnë llogari përse po u japin tani ndihma. Në fund, zonja Dafina falënderon emisionin Fiks Fare.
“Për herë të parë mora ndihma, dhe kjo falë Fiks Fare” thotë Dafina.
Ndihmat ndahen edhe në familje të tjera, si dhe në familjen me 4 invalidë.
Në fshatin Kuç të Vorës, vetëm pak kilometra larg Tiranës dhe Durrësit, jeton familja Mustafa.Në një rrugë të shkatërruar, 4 pjesëtarët e kësaj familje e...
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar sot një raport në lidhje me mbarëvajtjen e vitit shkollor 2019-2020, për garantimin e sigurisë udhqimor...
Bosët e bizneseve të mëdha në Shqipëri e kanë shfrytëzuar në maksimum përgjysmimin e tatimit mbi dividentin duke shpërndarë masivisht fitimet e mbartura prej vi...
TIRANË- Askush nuk është imun ndaj problemeve të shëndetit mendor. 1 në 4 persona sipas mjekëve po preket prej tyre. Në ditën botërore të sensiblizimit nda...
TIRANË – Taylor Dampsey dhe bashkëshortja e tij Nikki Dampsey, janë dy shtetas amerikanë të ardhur nga Nashville, Tennessee.Pasi kishin tentuar të bi...
Shqipëri- Që prej muajit shtator rafineria e naftës KPTHN Ballsh, që tashmë po shfrytëzohet nga Tosk Energji ka ndalur aktivitetin, pas një konflikti për furniz...
Ekonomi 9 Tetor 2019, 18:25
TIRANË- “Një ditë kur do dilja me motrën e tij dhe me atë, ai më goditi me shkopinj që lahen çimentot, nuk donte të dinte çfarë kishte në dor...
TIRANË– Muralja ku shihej një çift të moshuarish të zhveshur, e pikturuar në fasadën e një pallati në zonën e Tiranës së Re më në fund është fshirë....
TIRANË– Pas helmimit të më shumë se 50 nxënësve në shkollën e Postribës, Ministria e Arsimit ka marrë masa për sigurinë.Për rritjen e sigurisë në ambientet...