Bota

“Unë jam Djalli”/ Pjesë e karteleve të drogës, kolumbianja trondit me rrëfimin e saj: Më pëlqen të vras, madje edhe

13 Tetor 2019, 07:01 Nga DOSJA
“Unë jam Djalli”/ Pjesë e karteleve të drogës,

KOLUMBI- Një vrasëse me pagesë, pjesë e karteleve të drogës dhe që i ka dhënë vetes emrin “Djalli”, ka rrëfyer për Channel 5 në Britani se i pëlqen të vrasë njerëz, përfshirë këtu edhe gratë shtatzëna. Në rrëfimin e saj, ajo ka treguar koston mizore të tregtisë së drogës në vend. Gjithashtu ajo rrëfeu se ka vrarë edhe kushëririn e saj, pasi e kishin futur në botën e kartelit të drogës që 15 vjeçe.

Ky rrëfim i kolumbianes me nofkën “Djalli” ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare. Teksa ka folur me stafin e Channel 5, ajo ka rrëfyer edhe një rast makabër. “Djalli” tregoi se vetëm 8 ditë më parë i ishte dashur t’i priste gjymtyrët një burri dhe ta hidhte në lumë. Kjo pasi ai nuk kishte pranuar të vriste dikë tjetër.

“Ne i premë atij të gjitha gjymtyrët, e futëm në një thes dhe e hodhëm në lumë dhe lamtumirë. Askush nuk do ta shohë përsëri”, tregoi ajo me gjakftohtësi.

Duke mbuluar fytyrën me një shami, ajo tha se bota e krimit e kishte tërhequr për shkak të jetës “vrit ose do të vritesh” që ofronte, dhe se i pëlqente të paguhej për të vrarë. “Më pëlqen çmenduria. Jo kur isha e vogël, por qëkur mbusha 15 vjeç, më pëlqente t’i shihja gjërat rrotull meje të shkatërroheshin”, thotë ajo.

Kolumbianja tregoi edhe për jetën në Medellin, vend i cili është qendra e luftërave të dhunshme midis karteleve që përpiqen të kontrollojnë tregtinë e drogës. Ajo me një qetësi olimpike shpjegoi se si i duhej të vriste kushëririn për të shpëtuar jetën e saj dhe tha se nuk interesonte edhe nëse vriste gra shtatëzna apo edhe dhjetëra njerëz të tjerë.

Në fund ajo shtoi: “Do vazhdoi derisa të vritem, derisa të bëhet kështu, nuk ka kthim mbrapa”./ marrë nga The Sun

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kolumbianja me pelqen te vras pjese e karteleve te droges une jam djalli kolumbianja me pelqen te vras pjese e karteleve te droges une jam djalli

Sondazh

Poll