Bota

Dita Kombëtare e Spanjës/ Parashutisti turpërohet para mbretit, ngec i vrarur në shtyllë (VD)

13 Tetor 2019, 06:38 Nga DOSJA
Dita Kombëtare e Spanjës/ Parashutisti turpërohet para mbretit,

SPANJË- Gjatë zbritjes në paradën e Ditës Kombëtare të Spanjës, një parashutist me flamurin kombëtar ka goditur një shtyllë. Parashutisti keqmenaxhoi situatën dhe u përplas me një shtyllë elektrike dhe mbeti i varur përpara qindra të pranishmëve. Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe mbreti Felipe i Spanjës, prani kjo që e ka bërë parashutistin të ndihet i turpëruar.

Mesa duket mbreti Felip ka vendosur të jetë pjesë e kësaj parade, pavarësisht se vendi pret vendimin e Gjykatës së Lartë të Spanjës për të gjykimin e 12 udhëheqësve katalanas. Sipas një burimi gjyqësor spanjoll të kontaktuar nga agjensia e lajmeve Reuters, liderët katalanas do të dënohen me një maksimum prej 15 vjet burg për rolin e tyre në referendumin e ndaluar të pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017 dhe shpalljen e mëvonshme të pavarësisë jetë-shkurtër.


Vendimi për 12 separistët mund të nxisë tensione në vend, duke u çuar Spanjën në krizën e saj më të keqe politike ndër dekada. Kërkesa e prokurorit publik për dënimin e tyre me 25 vite burg mund të shkaktojë protesta, pasi mbështetësit e pavarësisë po përgatiten të reagojnë në rast të dënimeve./ marrë nga euronews

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll